DURRES-Policia e Durrësit ka arrestuar një person në fshatin Ishëm, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet 1 kg e 654 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë. Në pranga ka përfunduar Afrim Agasi 46 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

“Nga informacionet e disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të mësipërm është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 654 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: