KORÇË-Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet të jetë posedues i një sasie drogë që u gjet një ditë më parë poshtë një ure në Korçë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Gjergji Tallkon.

Përveç 22 kg e 500 gr lëndë narkotike, gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij, këtij shtetasi iu gjetën edhe 233 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi i mësipërm mund të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 gr mbetje bimore të lëndës narkotike Cannabis Sativa.Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: