GJIROKASTER- Shkatërrohet një ‘folezë’ prostitucioni në Gjirokastrës, ndërsa në pranga ranë 3 persona, mes tyre pronarja e nje lokali. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se behet fjalë për shtetasen Vasilika Laro. Po ashtu ne pranga ranë edhe shtetesja me inicialet E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

46-vjeçarja Laro, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses e kishte kthyer lokalin e saj në Gjirokastër, pranë gjimnazit “Siri Shapllo” në një vend ku prostituohej. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen me inicialet E.A. kundrejt shumave të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohen në flagrancë tre shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

U arrestuan në flagrancë shtetaset:

Vasilika L., 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:

Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shtetësja Vasilika L., në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb