ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ancarano, në provincën e Abruzzo , pasi është kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Sipas mediave italiane në pranga ka rënë shqiptari Alban Rexhaj 22 vjeç pasi kishte kthyer shtëpinë në dyqan kokainë ku furnizoheshin trafikantët e zonës.

Shqiptari mbahej prej kohësh nën vëzhgim, ndërsa gjatë ditës së djeshme policia ka ndërmarrë operacionin duke vënë në pranga shqiptarin.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi 5 gram kokainë të ndara në pako gati për shitje si dhe 10 mijë euro para kesh. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: