Heritage Auctions e Dallas do të nxjerrë në ankand kitarën historike të Bob Dylan e cila është përdorur nga këngëtari amerikan nga vitet 60 deri në 70.

Vlera fillestare është 300 mijë dollarë. Vegla muzikore e përdorur nga Dylan në disa koncerte ka bërë histori, pasi të gjitha koncertet që ai organizoi në 1971 i bëri për të mbledhur fonde për Bangladeshin.

Pronari aktual i kitarës Martin D-28, ishte mjeshtri besnik i instrumenteve të artistit amerikan, Larry Cragg, që e bleu veglën në 1977 për vetëm 500 dollarë dhe e mbajti ‘mjetin e çmuar’ në një ambient me temperaturë të kontrolluar për ta ruajtur nga lagështia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: