Policia e Kosovës ka arrestuar një agjente në Mitrovicë dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll, Prishtinë.

“Kjo është pasaporta e të dyshuarës e cila u arrestua në Mitrovicë. Janë gjetur shumë prova materiale të cilat vërtetojnë se ajo është agjente e shërbimit sekret rus. Po ashtu kemi siguruar të gjitha informacionet për veprimet e saj të dyshimta. Ajo është shtetase e Ukrahinës dhe ka vite që ka jetuar në Serbi. Gjegjësisht ka kohë që ajo është duke vepruar në Mitrovicë”, tha një burim nga Policia e Kosovës për mediat kosovare.

Sipas të njëjtit burim, agjentja ruse tani do të mbahet në Qendrën e paraburgimit e cila është në varësi të ministrisë së Punëve të Brendshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb