LONDER – Një 29-vjeçar ka plagosur më thikë tre qytetarë, mbrëmjen e së shtunës në stacionin Leytonstone të Londrës. Autoritetet në Britani po e trajtojnë rastin si një akt terrorist. Sipas policisë, personi që sulmoi qytetarët, para se të kryente sulmin kishte thënë: “Kjo është për Sirinë”.

Pamjet tronditëse të një videoje të postuar në internet tregojnë momentin e tmerrshëm të sulmit në sallën e biletave. Sulmuesi 29-vjeçar u arrestua nga policia, por për momentin nuk bëhet të ditura të dhëna të tjera rreth tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb