TIRANE- Ne anë të një videoje të postuar në profilin e tij në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha publikon të dhëna për të përjashtuarit nga ndihma ekonomike në të gjithë Shqipërinë.

Të dhënat e mbledhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit tregojnë se në Shqipëri 50 655 persona jetojnë me ndihmë ekonomike, skemë nga e cika janë përjashtuar 28 836 vetë.

Ndonëse qeveria thotë se iu ka ofruar vende pune të përjashtuarve, të dhënat flasin vetëm për 454 vende të lira pune. “Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë”, – shprehet kryedemokrati.

Shqipëria e vërtetë
50 655 – Me ndihmë ekonomike
28 836 – Të përjashtuar
454- Vende të lira pune
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: