TIRANE– Prokuroria për Krimet e Rënda ka hartuar 20 fletëporosi drejtuar vendeve të Bashkimit Europian si Angli, Francë, dhe drejt SHBA, Kanadasë, dhe Uruguajit. Këto letërporosi janë dërguar në të gjitha vendet ku emigrantët transportoheshin për të marrë informacion lidhur me aktivitetin e tyre kriminal.

Bëhet fjalë për operacionin “One-if by land” ku në 17 mars, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë finalizuar një superaksion duke goditur grupe të strukturuara kriminale që organizonin emigrim të paligjshëm drejt SHBA-së, Anglisë dhe Kanadasë, përmes dokumenteve të falsifikuara, kundrejt pagesës 25 000 dollarë.

Gjatë superaksionit u arrestuan 39 shqiptarë.

Sakaq, Prokuroria njofton se do të përkthehen letrat dhe do dërgohen zyrtarisht në vendet përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb