TIRANE – Sidrita dhe Armela, bashkë me Xhenin që vetëm i dëgjon, po thurin plane për të nxjerrë nga shtëpia e Big Brother Liridonin. Ndërsa dyshojnë se janë larguar me të vërtetë apo jo nga shtëpia e Big Brother 4 banorët që atyre iu komunikua se do të largohen apo jo, Sidrita dhe Armela shprehin dëshirën për të nxjerrë nga shtëpia Liridonin.

Ato mendojnë ta afrojnë e më pas të shohin mundësinë që ta lënë në heshtje për ta eliminuar nga shtëpia e Big Brother. “Nuk e di nëse ata kanë dalë ata”,-thotë Armela, duke shtuar se – “Unë Liridonin e dua jashtë”.
Mendim që merr aprovimin e Sidritës, që shprehet se do të jetë ajo që do të afrohet me të për ta futur në kurth dhe të bëjnë që ai të duket keq.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb