Është mbyllur në barazim 2-2, klasikja franceze, mes Marsejës dhe PSG. Në sfidën ku iu dha lamtumira nga futbolli edhe Lorik Canës, të parët që shënuan ishim vendasit, me Luiz Gustavon.
nejmar
Më pas, një gol i Nejmar barazoi shifrat që në pjesën e parë. Në 78-tën, Tauvin kaloi për të dytën herë në avantazh Marsejën, dhe kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitore të marsejezëve, ishte Kavani në minutën e 92-të, ai që ngriu buzëqeshjen e vendasve, dhe i dha një pikë me vlerë Parisit të tij.
Tashmë pas 10 javësh, PSG ruan kryesimin me 26 pikë, ndërsa nga pas ndjek Monako me 22 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb