Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

KLD i dërgon Presidentit kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Majlinda Andrea

majlinda andrea

TIRANE– Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani kërkesën për shkarkimin e Majlinda Andreas.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë u dënua me 4 vite burg për korrupsion, por dënimi u konvertua në në 3 vjet shërbim prove.

Majlinda Andreas ndërkaq me vendim të Gjykatës së Lartë i është hequr edhe e drejta e ushtrimit të detyrës për 5 vite.

NJOFTIMI I PLOTE I MBLEDHJES SE KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 17.07.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. M.A. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës.

Në vijim Këshilli mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34 datë 10.04.2017, lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, nuk miratoi kërkesën për deklarimin e mbarimit të statusit për shkak të mbushjes së pensionit për disa gjyqtarë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e komandimit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë z. Durim Kadiu pranë Gjykatës së Lartë.

Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje zj. Esmeralda Çeka, lidhur me nevojën e komandimit të një kryetari pranë kësaj gjykate, për shkak të përfitimit nga ana e saj të lejes së barrëlindjes, në muajin korrik 2017. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli vendosi emërimin e përkohshëm të gjyqtares Saemira Hila për të ushtruar detyrën e Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, deri në përfundimin e lejes së barrëlindjes së kryetares aktuale.

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e kërkesës së pesë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me objekt “Futja në rend të ditës të shqyrtimit të çështjes në lidhje me dhënien e lejeve të papaguar sipas nenit 24 të ligjit nr.96/2016”, kërkesë e cila u miratua nga Këshilli.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Cfare beni keshtu mor shtet plere..qe nga saliu edhe deri tek trapi i gjate…cfare beni mor legena….akoma kjo bucja ne pune????akoma nuk eshte fut ne burg kjo???!!!! Nje qytetar te thjeshte e shkaterroni per drita qe ska mundesi ti paguaje…ndersa kjo kurva ka vjedh miliona edhe tall bythen jashte?????

  • eshte kapur duke vjedhur bashke me b/shortin dhe akoma qenka ne pune kjo; hajde shtet hajde… apo Vetingu

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.