TIRANE – Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon Presidentit të Republikës Bujar Nishani emërimin përfundimtar të 10 magjistratëve, të cilët kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2013-2014, profili gjyqtar.

Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e magjistratëve si më poshtë:
Znj. Nurjeta Tafa, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Znj. Enkeleda Kapedani, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Znj. Ejona Lazellari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
Znj. Elsa Ulliri, Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
Znj. Atalanta Zeqiraj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Z. Aurel Arapi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Znj. Flojera Davidhi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
Z. Genti Dokollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
Z. Sokol Pina, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
Z. Arben Dosti, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët vendosën konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës më datë 22.08.2015, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Anastasi Shehu, si dhe shpalljen pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë të vendit vakant në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Klodian Rado, si dhe shpalljen pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë të vendit vakant në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Mbledhja vijoi me shpalljen e vendit vakant për funksionin drejtues të kryetarit të gjykatës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shkak të mbarimit të mandatit në këtë funksion, më datë 16.12.2015, të kryetarit aktual z. Pashk Gjaci.

Këshilli vendosi edhe për çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si: Miratimi i kërkesës së një gjyqtari për mësimdhënie, miratimin e kërkesave të Ministrit të Drejtësisë për shtyrjen e shqyrtimit të dy kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve, në mbledhjen e ardhshme të KLD, ashtu si dhe delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ato ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit etj.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb