TIRANE – Pak muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre me anë të një postimi në Instagram. Edhe pse mediat rozë shkruanin çdo ditë për lidhjen e tyre ata e pranuan shumë muaj më vonë që ishin bashkë.
klea21
Ata që prej ditës që pranuar lidhjen e tyre postojnë foto nëpër rrjetet sociale dhe shfaqen shumë të lumtur. Duket se lidhja e tyre është tepër serioze dhe së shpejti ciftin e njohur të këngëtarëve mund t’I shohim drejt altarit. Në emisionin “Thumb”, Klea Huta ka treguar edhe detaje lidhur me partnerin e saj.
kleahuta_24838522_578834779131863_2387729300901068800_n
Fillimisht, Klea ka pranuar se vitet e fundit pushimet i kaluar me Elgiti, pavarësisht se në mediat rozë nuk dihej asgjë. Por jo vetëm kaq, ama lidhja e tyre është bërë edhe familjare.

“Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shune pozitiv. Dhe ç’ka është më kryesorja, nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur”, – ka treguar Klea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: