Liverpool arriti të merrte një fitore fantastike në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jurgen Klopp shkëlqeu për 80 minuta, por në 10 minutat e fundit e humbi paksa vëmendjen duke pësuar dy gola. Trajneri gjerman i “The Reds”, ka thënë se skuadra e tij dhuroi një paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta.

“Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta ose më shumë, por në fund bëmë disa gabime që nuk më pëlqyen”, tha Klopp.

Ish-trajneri i Dortmundit dhe Mainzit deklaroi se do të ishin më të lumtur me rezultatin 5-0 ose 5-1.

“Natyrisht se do të ishim më të lumtur nëse do të përfundonte 5-0 ose 5-1, por edhe 5-2 është një rezultat fantastik. Ishte ndeshje më e mirë se sa mendoja”, përfundoi Klopp.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb