Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, është ankuar në lojtarët e tij pas humbjes 1-0 ndaj Hertha Berlinit.

Gjermani akuzoi skuadrën e tij për mos-vendosmëri dhe humbje të përqendrimit kur Julian Schieber shënoi golin e vetëm në takim.

“Nuk patëm vendosmëri të mjaftueshme në një ndeshje shumë të rëndësishme”, tha trajneri i Dortmundit pas ndeshjes.

“Luajtëm mirë, por nuk u përqendruam sa duhet te goli. Kjo është rrugë krejtësisht e gabuar dhe tani kemi vetëm edhe dy ndeshje deri në pushim të dimrit për të përmirësuar situatën para fillimit të pjesës së dytë të sezonit”, shtoi gjermani.

Tani Dortmundi është në vendin e 16-të në Bundesligë dhe ka vetëm një pikë më shumë se vendi i fundit i tabelës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: