KLOS- Prej 18 vitesh familja Sulaj nga fshati Fshat i Bashkisë Klos po përballet me vuajtje të vazhdueshme që nga ndarja nga jeta e kryefamiljarit. Nelhane Sulaj, është dashur që për 18 vite të jetë edhe nënë edhe baba për dy fëmijët e saj. Bashkëshorti i cili kujdesej për familjen ka humbur jetën 18 vite më parë në minierën e Martaneshit ku punonte si minator.

Pamjet e banesës së familjes Sulaj, janë vërtetë dramatike. Çatia është e shkatërruar, tavani mungon tërësisht, ndërsa dyshemeja iu rrezikon jetën pasi është prej druri dhe e kalbur e mund të shembet nga çasti në çast.

Bagëtitë janë në katin e parë të banesës, ndërsa shihen qartë nga kati i dytë ku jetojnë tre pjesëtarët e familjes Sulaj. Nelhane Sulaj, thotë se me 4700 lekë të reja në muaj nuk mund të bëjë asgjë, madje as të ushqehet.

Varfëria dhe skamja në këtë familje ka mbërthyer gjithçka, ku në të nuk sheh asgjë që duhet të ketë një familje në vitin 2015, si televizor, frigorifer, lavatriçe apo një telefon celular.

Kryefamiljarja Nelhane Sulaj, bën apel për ndihmë pasi banesa në të cilën jetojnë tre anëtarët e familjes iu rrezikon jetën. Për të ndihmuar familjen mund të kontaktoni zotin Met Limani në numrin 068 48 70 350, i cili është i afërm i tyre, pasi vetë familja nuk disponon një celular.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: