BERAT- Pas deputetit Koço Kokëdhima, edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka rikonfirmuar kandidimin e Edi Ramës për postin e kreut të PS. Nga qyteti i Beratit, Klosi pohoi se në Kongresin e PS-së që pritet të mbahet në 19 mars ‘do të shkojnë ballëlart me shokun Edi Rama.’.

Ndër të tjera Klosi nënvizoi se Partia Socialiste ka arritur shumë me në krye Ramën, duke folur këtu edhe për Kongresin e PS-së. “Ne shkojmë ballëlartë në Kongres, kemi arritur shumë me në krye shokun Edi Rama”, theksoi Klosi.

Sakaq, në këtë takim ku u shpërndanë dhe tesera anëtarësie për përfaqësuesit e rinj të PS, kryeministri i tha me batutë një nga anëtareve të reja se: “Shiko andej, jo nga mua, nuk jam unë partia lëre se çfarë thotë Blendi Klosi të gjitha i the mirë vetëm një gjë nuk the mirë, unë s’jam zoti Edi Rama, më ke kryetar tani, Edit thuaj ose Edi Ramës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: