Me kryetarët e Bashkive dhe prefektët e qarqeve të Veriut, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi skemën e re të ndihmës ekonomike që do të nisë të aplikohet në të gjithë vendin.

“Vecanërisht për qarqet e veriut, ku janë rreth 39 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, skema e re e ndihmës ekonomike do të zgjidhë një sërë problematish të deritanishme të skemës së vjetër”, deklaroi ministri Klosi.

Së pari, sipas tij, formula e pikëzuar do të targetojë më mirë familjet e varfra, do të heqë nga skema familjet apo individët që e përfitojnë në mënyrë të padrejtë, duke qenë jashtë Shqipërisë apo të zhvendosur në zona të tjera ku mund të kenë edhe bisnese, por figurojnë ende në gjendjen civile si të banorë të zonave të veriut.

“Për 39 mijë përfitues të ndihmës ekonomike në veri të vendit- deklaroi ministri Klosi,- nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme sic ka qenë deri tani, ku një pjesë e përfituesve merrnin edhe deri në 8 mijë lekë të vjetra në muaj”.

“Ndihma ekonomike për këto familje do të jetë e plotë. Formula e pikëzuar do të zgjidhë vecanërisht për zonat e veriut, edhe një tjetër problematikë të skemës së vjetër, atë të kritereve përjashtuese. Ndër këto kritere ka qenë edhe pronësia e tokës, pa marrë parasysh nëse toka ishte prodhuese apo jo. Skema e re e ndihmës ekonomike eleminon kriteret përjashtuese ndër to edhe tokën. Secili mund të aplikojë dhe përfituesit e ndihmës ekononike të rritur, do të jenë të gjithë ata që e meritojnë”, theksoi Klosi.

Ministri Klosi kërkoi nga drejtuesit lokalë, të ndihmojnë aplikuesit në plotësimin e formularit të indikatorëve, tju shpjegojnë atyre mirë sesi bëhet ky proces.

“Suksesi i aplikimit të skemës së re- tha ministri Klosi – varet nga administratorët lokolë, të cilët duhet të nisin që tani komunikimin me qytetarët për t’iu bërë të ditur ndryshimet në mënyrën e aplikimit”.

Skema e re e ndihmës ekonomike, i ndërlidh të gjithë përfituesit në mënyrë aktive dhe direkte me zyrat e punës. Qëllimi është tha ministri Klosi që skema të kthehet në aktive, dhe njerezve tju ofrohen mundësi riintegrimi përmes punësimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb