Moderatori dhe gazetari Enkel Demi ka pasur të ftuar në emisionin e tij “Shih programin” Në TVSH, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në një moment ai e ka ngacmuar për emrin e vecantë që ajo mban, emër për të cilin është shigjetuar dhe nga opozita.

Enkel Demi: Së shpejti më kanë njoftuar që teatri operas do të rivendosë mos gaboj “La Boheme”, historinë e Mimit. Do shkosh ta shikosh. Kam përshtypjen se në Mars do rivendoset?

Kodheli: Në fakt arsyeja pse unë quhem Mimi është pikërisht vepra e Puçinit. Unë sigurisht e di që emri i një prej arieve quhet dorë e akullt….. E kam pasur për detyrë që ta mësoj përmendësh të gjithë veprën. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i muzikës klasike dhe një fan i Puçinit dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam quajtur Mimi. Në shqip kjo tingëllon pak e çuditshme dhe theksi bie tjetër kund, po gjithsesi prap emri im nuk është një shkurtim emri, është thjesht dhe vetëm emri që babai im i dashur më ka vënë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: