Policia e Shkodrës finalizoi sot operacionin “Illegal Bills” në kuadër të të cilit arrestoi 7 persona, mes tyre edhe kokën e grupit të gjobëvënësve në Shkodër, Muhamed Lici, i cili rezulton të jetë djali i një politikani në Shkodër.

Muhamet Lici, është djali i kryetarit të Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, njëkohësisht dhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar për deputet në Shkodër, pasi ishte në listën e PS.
maxresdefault_5
Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.

Ndërsa djali i tij, që dyshohet se “koka” e grupit të gjobëvënësve ka qënë i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

OPERACIONI
Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga shërbimet e specializuara te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, hetim i cili ka zgjatur për një periudhë 6 mujore.

Përmes këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë kryesisht në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjena e Kirasit”, në qytetin Shkodër.

7shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmërinë kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marrë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjenë e Kirasit”, Shkodër

KUSH JANË TË ARRESTUARIT
1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.
3. Denis Zaim Skutina, i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.
7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder.

CFARË IU GJETI POLICIA GJOBËVËNËSVE GJATË KONTROLLIT
• Dy automjete, një autoveturë “Mercedez Benz”, i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë “Fiat”.
• 7 telefona celularë
• 6 uniforma kamuflazhi
• Nje targë automjeti BP 1065 HT.
• Nje palë dylbi
• Tre skafandra motorri
• Nje sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa
• Fletore shenimesh, me shenime të emrave të personave dhe lekët .
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb