TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy të arrestuarit, konkretisht shoferin Donaldo Lushaj dhe menaxherin Armando Pezaku, pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontejner me banane nga Kolumbia.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka thënë se klienti i tij është një punëtor dhe nuk ka lidhje me drogen. Ai tha se nuk ka përgjime që implikojnë administratorin e firmës ‘Arbi-Garden’ qe priste mallin Arbër Cekaj.

“Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë dhe nuk ka asnjë post në kompani. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim. Nuk ka persona të tjerë të përfshirë. Nuk u paraqitën asnjë provë dhe janë lidhur vetëm me faktin se janë kapur 613 kg drogë. Nuk ka asgjë përgjim që lidhet me implikimin e Arber Cekaj”- ka thënë Maks Haxhia.

Kujtojmë se policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës ‘Arbi-Garden’ shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb