TIRANE – Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp tha se Shqipëria është kthyer në nyje të trafikut të drogës.

Pas kapjes së 613 kg kokaine në një kamion në portin e Durrësit, Vasili u shpreh se kjo ishte provë që trafiku i drogës është kthyer në problem serioz për vendin.

Ai vlerësoi rolin e ndërkombëtarëve në këtë operacion policor, por gjithashtu shtoi që në Shqipëri duhet stacionuar DEA amerikane.

Shqpëria është kthyer në një nyje të trafikut të drogës. Situata është tepër e rëndë. Është kthyer në problem serioz rajonal trafiku i drogës. Të njëjtën gjë kreu i antimafias italiane tha në Tiranë, dhe sot kapet një sasi e konsiderueshme droge. Partnerët ndërkombëtarë janë të pazëvendësueshme në këtë proces. Ne do kërkojmë me forcë që DEA amerikane, të stacionohet në Shqipëri. Është përgjigje e fortë në luftën ndaj drogës. Vendi është kthyer në nyje e trafikut botëror të drogës dhe kërcënohet kështu siguria kombëtare,” tha Vasili.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: