BRITANI– Një shqiptar dhe një shtetas tjetër janë dënuar me 13 vite burg në Londër, pasi akuzohen si shpërndarës të kokainës në kryeqytetin britanik. Shqiptari Latif Lito, 35 vjeç dhe Ghenadie Borta, 34 vjeç, u arrestuan më 2 gusht 2017 pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia.

Ata u arrestuan në Parkun e Pishave Jack Cornëell Street në Lindje të Londrës, teksa kishin më vete një çantë shpine me 6 kilogram kokainë.

Ekzaminimi zbuloi se kokaina ishte 91% e pastër, duke i dhënë asaj një vlerë në treg prej 600 mijë paund. Të dy burrat u deklaruan fajtorë për furnizimin e drogës së klasit A dhe Borta deklaroi se ai ishte paguar 1,000 dollarë për të bërë dorëzimin.

Ghenadie Borta u dënua më 19 shtator me 6 vite e 5 muaj burg, ndërsa shqiptari u dënua sot po me të njëjtën masë, 6 vite e 5 muaj burg. Dy personat akuzohen për veprën penale ‘krim i organizuar dhe shpërndarje droge’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: