Partneriteti trans-atlantik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për kanabidoil dhe produkteve të tjera ligjore të nxjerra nga droga mund të ndodhë në kohën e duhur për “kupën e kanabisit” në qytetin Denver. Kjo lëvizje e shoqërisë civile, e cila është formuar fillimisht në vitin 2013 mund të revolucionarizojë marijuanën e legalizuar të Amerikës dhe industrinë e produkteve ligjore të drogës, ashtu sikurse e dimë sot.

Në artikullin e shkruar nga Melanie Schultz, në websitin, “MarketWired.com”, thuhet se deputeti shqiptar i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima është në komunikim të vazhdueshëm me Komitetin Kongresial për marrëdhëniet Euro-Aziatike në Uashington sa i përket një takimi të muajit të kaluar për të diskutuar programin zhvillimor për eksportimin e produkteve të kanabisit nga Shqipëria për në SHBA. Në këtë artikull thuhet se “Koço Kokëdhima, anëtar i Parlamentit të Shqipërisë nga Partia Socialiste është shprehur se Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, mjaft të njohur në Europë, ashtu sikurse bëri të ditur edhe agjencia e lajmeve ‘Balkan Insight’ në artikullin me titull ‘deputeti shqiptar mbështet fermerët që shesin marijuanë jashtë vendit'”, – shkruan “MarketWired.com”.

Mandej bëhet e ditur se “shefi i komitetit Kongresial, Cary Lee Peterson, është shprehur se partneriteti bilateral mes Shqipërisë dhe SHBA-së për produktet ligjore të drogës është ende i ri, teksa ka rreth 2 vjet, që prej formimit të programit të shoqërisë civile shqiptare të shekullit të ri për të arritur deri në këtë pikë”, – sqarohet në artikull. Gjithashtu theksohet se “kanabidoil i bazuar në produktet ligjore të drogës, i njohur ndryshe edhe si CBD, është bërë një çështje mjaft e përfolur, për shkak të verifikimit të përfitimeve shëndetësore që mendohet se ofron dhe rregullave federale të dykuptimta që e bëjnë atë të ligjshëm në të gjithë SHBA-në.

Pavarësisht ‘zonës gri’ me rregulla federale për produktet ligjore të drogës, në vende si Idaho, rregullat lokale ndalojnë kanabidoil për shitje dhe përdorim. Iniciativat bashkëpunuese mes komitetit të lartpërmendur dhe qeverisë shqiptare, fillimisht të vendosura nga një partneritet ndërkombëtar nga viti 2013, mund të jetë pika e ndryshimit për të çrrënjosur trafikimin e drogës në Shqipëri, të krijojë vende të ndryshme pune, mundësinë e taksimit të qeverisë për të dyja palët dhe rregullimin e shpërndarjes së produkteve ligjore të drogës të shitura në SHBA, përmes shitësve të licencuar në Kolorado, Alaska, Uashingtoni dhe në disa vende të tjera ku kanabidoil është i ligjshëm.

Kjo është një pasojë pozitive e fituar nga policia shqiptare në vitin 2014, e cila shkatërroi rreth 40 ton kanabis. Pavarësisht ligjit shqiptar që ndalon përdorimin e marijuanës, kanabisi i Ballkanit njihet për cilësinë e tij shumë të mirë, për një kosto shumë të ulët të padëgjuar ndonjëherë në Amerikë”, – përfundon artikulli i botuar në “MarketWired.com”.

 

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: