VLORE- Në një kohë kur ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka paralajmëruar nesër një takim në qytetin e Vlorës, ka reaguar kreu i PS-së të qytetit bregdetar, Anduel Tahiraj. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Tahiraj pohon se takimi i nesërm i Kokëdhimës nuk ka lidhje fare me PS-në e Vlorës.

Ai shton më tej se Kokëdhima prej kohësh është vënë në një lëvizje të pashpjegueshme paralele me PS, ndërsa Tahiraj shpreh keqardhje për këtë lëvizje. Nga ana tjetër kreu i PS-së së Vlorës iu bën thirrje socialistëve që mos të shpërqendrohen nga objektivat dhe qëllimet e qarta të partisë.

REAGIMI I PLOTË
Duke qenë se më pyesin anëtarë të PS-së lidhur me njoftime që marrin në telefon në emër të Partisë Socialiste për një mbledhje të organizuar nga ish-deputeti Kokëdhima, dua t’i sqaroj të gjithë se kjo mbledhje s’ka asnjë lidhje me PS-në e Vlorës, s’ka asnjë lidhje me planin e punës të miratuar nga kryesia e PS-së, s’ka asnjë lidhje me objektivat organizative dhe qellimin elektoral të Partisë Socialiste. Prej kohësh ish-deputeti është vënë në një levizje të pashpjegueshme paralele me PS dhe duke shprehur keqardhjen për këtë levizje, u bëj thirrje të gjjthë anëtarëve të familjes sonë politike të mos shpërqëndrohen nga objektivat dhe qëllimi ynë i qartë.
Faleminderit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: