Debati në emisionin “Të Paekspozuarit” kaloi në përplasje të fortë mes kryetari të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima. Ky i fundit në një lidhje telefonike e etiketoi Dulen si vagabond që nuk përfaqëson minoritetin grek në Himarë.

Kokëdhima: Dule është deputet me vota të vjedhura. I them Duleës, mos i zërë me gojë kompanitë e mia, ato janë biznese private dhe s’janë qeveri. Dule është deputet me vota të vjedhura. Është politikan i diskretituar, as fshati i tij nuk e voton më Dulen, e jo më populli i Himarës. Ndërtimi i pallateve 9 katëshme në Himarë, janë bërë nga pronari i truallit Piro Bollano, bashkë me bashkinë Himarë, dhe janë bërë në kohën e Sali Berishës, konform ligjeve. Ato dy ndërtesa i kanë bërë kompanitë e mia private, por në atë kohë ato kompani nuk i kam ndërtuar unë në atë periudhë.

Dule
: Unë nuk replikoj me kryekeqbërsin e jugut…

Kokëdhima:
Ti je kokër e vagabondit, je hajdut votash. Ke mbushur kutitë e votimit në Finiq në 2013, e ndimoi Rama për tu bërë deputet në Vlorë./tpz/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb