NGA: ARMIR MEHAJ*
KOMAN- Liqeni i Komanit, një ndër atraksionet turistike të veriut të Shqipërisë gjatë këtij sezoni duket se ‘rënkon’ nga ndotjet si rrallë ndonjëherë. Mbetjet, kryesisht plastike grumbullohen në zona të ndryshme të Liqenit të Komanit duke krijuar kështu një imazh aspak të mirë, kryesisht tek turistët e huaj, të cilët frekuentojnë më së shumti Liqenin.

Situata më problematike shfaqet në ditët kur nuk frynë erë ku sipërfaqe të tëra të ujërave liqenor mbushen me plastika të ndryshme, por dhe mbetje të tjera. Vendasit tregojnë se gjatë fillim-sezonit një shoqatë ndërhyri për pastrimin e Liqenit, por nuk ia arriti plotësisht duke lënë vend sërish për ndërhyrje më drastike, që sipas operatorëve turistik në këtë zonë nuk është së kërkojnë kosto të madhe.
Niku Marku, një operator turistik që vepron në Liqenin e Komanit me mjete të ndryshme lundruese na thotë se mjafton që ndërhyrja të bëhet në një ditë të qetë dhe pa erë në mënyre që grumbujt e mbeturinave në Liqen të mos jenë të shpërndara.

Ky proces, sipas tij mund të kryhet brenda një dite. Marku na tregon se shpesh turistët që udhëtojnë përmes Liqenit të Komanit nuk e fshehin reagimin irritues përball pamjeve të tilla, por përkundër kësaj askush sërish nuk po ndërhyn për të evituar të vetmen gjë negative, që edhe pse nuk ja heq bukurit Komanit, ndikon tek vizitoret. E sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet mbi ujërat e Liqenit të Komanit po dëmtojnë dhe mjetet lundruese, të cilat shpesh dëmtojnë mjetet shtytëse të tyre.

Komani i konsideruar prej vetë turistëve që përshkojnë itinerarin ujor Koman-Fierz si udhëtimi emocionues nuk ka marr asnjë vëmendje nga Qeveria Shqiptare dhe as strukturat e saj. Rruga nga Vau i Dejës, deri në digën e Hidrocentralit të Komanit është një tmerr në vete për të cilën askush nuk po mendon edhe pse mbi të kalojnë mijëra turist çdo vit, ndërkohë që mungon sinjalistika dhe elementet e domosdoshëm të sigurisë. Komani është një zbulues turistike e vetë të huajve të cilët edhe pse pa përkujdesje shtetërore e reklamojnë ashtu siç është, edhe pse në fokusin e tyre shpesh nuk shmangen as gropat e rrugës e as mbetjet mbi Liqen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: