Kombëtarja e futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 4 shtatorit kundër Danimarkës. Nga Italia, aty ku po zhvillohet dhe grumbullimi, trajneri De Biasi ka vendosur që seancën e sotme stërvitore ta zhvillojë me dyer të hapura. Tekniku italian i krijon mundësinë tifozëve të shumë shqiptarë që ndodhen në Itali, të ndjekin nga afër beniaminët e tyre. Seanca stërvitore do të zhvillohet në orën 18.00 në stadiumin “Pieve di Soligo”.

Takimi kundër Danimarkës, shihet si një sfidë kyçe për kualifikimin direkt në kampionatin Evropian. Për këtë arsye, drejtuesit e FSHF-ës kanë vendosur një premio ekstra për futbollistët e kombëtares. Burime nga “Panorama Sport” bëjnë me dije se kjo premio mund të jetë mbi 10 mijë euro për futbollit. Edhe pse kjo sfidë nuk luhet kurrsesi për para, një motivim ekstra është mese i pëlqyeshëm.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb