Kombëtarja shqiptare e U-17 i ka nisur me humbje eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 “Angli 2018”. Në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç u mundën nga Kroacia me rezultatin minimal 0-1.

Një penallti e shkaktuar dy minuta para fundit nga futbollisti Smajlaj u shndërruar në gol nga Krizmaniç.

Në takimin tjetër të Grupit 2 ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë, Spanja mposhti thellë Lihtenshtejnin me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”. Sfida e ardhshme për kuqezinjtë është të dielën përballë Spanjës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb