Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të jetë sot në orën 17.00, për një vizitë në Muzeun e Arteve të Vjenës, për të parë nga afër armët e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Kjo vizitë është planifikuar muaj më parë, si një pjesë e rëndësishme dhe simbolike e agjendës së skuadrës tonë kombëtare. Drejtuesit, stafi dhe e gjithë skuadra, do të kenë mundësi të shikojnë nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat janë të ekspozuara atje.

Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë të kombëtares, për të qenë pranë saj dhe për të takuar futbollistët, zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit së futbollit njofton, se kombëtarja do të jetë në Vjenë në Muzeun e Artit, rreth orës 17.00.

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të shohin apo takojnë futbollistët e kombëtares, njoftohen se hyrja dhe dalja e skuadrës do të bëhet në “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb