Komedia “Tartufi” vepër e Molierit me regji nga Kushtrim Bekteshi do përfaqësojë Shqipërinë në Festivali Ballkanik të Teatrit në Bursa, Turqi.

Kjo vepër teatrore që deri tani është vlerësuar me disa çmime dhe erdhi premierë vjeshtë e vitit që kaloi në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër ku nuk mungoi në Tiranë dhe në skena të tjera të vendit.
Shfaqje do të ngjitet për dy net në skenën e teatrit Bursa, në datat 22 dhe 23 mars.

Në komedinë me regji të Kushtrim Bekteshit interpretojnë aktorët Besfort Berberi, Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Simon Shkreli, Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Kristina Dodaj dhe Enver Hyseni.

Tartufi është personifikimi i hipokrizisë. Hipokrizia është edhe problemi kryesor që trajtohet në këtë vepër. Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molieri e shkruar në vitin 1664.

Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e Orgonit. Në shtëpinë e Orgonit gjithçka ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së Tartufit, i cili i maskuar nën petkun e një besimtari të devotshëm ka arritur ta magjeps Orgonin dhe nënën e tij (Zonjën Pernelë). Familjarët përpiqen ti hapin sytë Orgonit, por ai jo vetëm që nuk tundet nga besimi se në shtëpi ka futur një njeri të shenjtë, por përkundrazi vendos ta ndajë vajzën e tij Marianën nga i dashuri i saj Valeri dhe ta martojë me Tartufin.

Kur Orgoni më në fund bindet se në shtëpi ka futur një hipokrit dhe vendos ta dëbojë nga shtëpia, vonë e kupton se tanimë jeta e tij dhe e familjes së tij është në dorën e Tartufit, i cili është në gjendje të shkatërrojë çdo kënd që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e ambicieve të tija të sëmura për para, femra dhe pushtet.

Komedia “Tartufi” solli për herë të parë në Shkodër një bashkëpunim të gjerë kombëtar duke bashkuar artistët nga trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Premiera e komedisë ishte më 15 shtator të viti që kaloi në teatrin “Migjeni” të Shkodër. /atsh/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb