Komisioneri Europian Johannes Hahn thotë se Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor.

Në një status në Twitter, ai shkruan se bashkëveprimi me vendet e Ballkanit është shumë i rëndësishëm për Europën.

“Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimi i forcuar me fqinjët europianë dhe partnerët globalë,” shkruan Hahn.

Është e nevojshme të eksportojmë stabilitet në të gjitha vendet në vend që të importojmë destabilitet, thotë ndër të tjera ai.

johane

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb