SHKUP- Eurokomisioneri Johannes Hahn dëri thirrje që të respektohen bashkësitë etnike në Maqedoni. Ai deklaroi se BE shpreh interes për situatën e krijuar në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni, ndërsa shtoi se është me rëndësi që të gjithë të respektojnë Kushtetutën e vendit.

Hahn bëri të ditur se presin që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

“Ajo që e dëgjova në takimet e mia është se të gjithë janë përcaktuar për Kushtetutën dhe respektimin e saj. Mendoj se është me rëndësi që të gjithë ta respektojnë Kushtetutën dhe ajo që është e konsiderueshme, sipas meje është programi i qeverisë, kjo është vendimtare dhe për këtë partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre do të duhet që të bisedojnë. është e rëndësishme që të respektohen bashkësitë e ndryshme etnike në vend, të jetoni së bashku në mënyrë të qetë dhe të frytshme, dhe kjo do të thotë se duhet të respektoni njëri-tjetrin”, deklaroi Hahn.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb