Bruksel-Komisioni Europian miratoi sot ndihmën prej 2,4 miliardë euro për peridhën 2014-2020 për t’i ardhur në ndihmë nëntëmbëdhjetë shteteve, në mesin e cilave edhe Greqia dhe Italia me synim përmirësimin e kapaciteteve mikëpritëse dhe sigurisë përgjatë vijës kufitare.

Dy përfituesit kryesorë të këtyre financimeve janë Italia me 558 milionë euro dhe Greqia me 474 milionë euro.

Disbursimet e para për financimin e projekteve specifike të paraqitura nga secili prej vendeve përfituese duhet të paraqiten sa më shpejt, tha një zëdhënës i ekzekutivit të Brukselit.
Përfitues të tjerë ishin Spanja (521,8 milionë euro), Suedia (154 milionë euro), Hungaria (61,4 milionë euro), Bullgaria (72,7 milionë euro), Qipro (74 milionë), Austria (26,5), Estonia (35,2), Finlandë (52,9), Irlandë (9,2), Lituania (17,2) Luksemburgu (7,5), Malta ( 74,6), Polonia (69,3), Portugalia (38,6), Rumania (98,4), Sllovakia 13) dhe Sllovenia (41).
Financimet vijnë nga Fondi për azilet, migracionin dhe integrimin (FAMI ose AMIF në anglisht) dhe nga Fondi për Sigurinë e Brendshme (FSI) do të kenë një buxhet prej 7 miliardë euro për periudhën 2014-2020.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: