Komisioni i Ekonomisë ka shkarkuar drejtoreshën e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkelekda Shehi. Shkarkimi i Shehit u bë me 9 vota pro dhe 2 vota kundër. Mësohet se LSI-ja ka votuar kundër shkarkimit të drejtoreshës së AMF.

Disa ditë më parë ishte bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare kërkoi shkarkimin e saj. Sipas një letre dërguar kreut të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçes, vendimi ka ardhur pas verifikimit të përputhshmërisë ligjore të Shehit nga ana e Bordit.

Në letër shkruhet se shkak  për këtë vendim janë bërë një sërë shkeljesh nga Enkelejda Shehi si sjellja joprofesionale dhe deri tek tek moszbatimi i rezolutës së Kuvendit.

Braçe njoftoi se ditën e sotme do të mbahej seanca dëgjimore ku do të thirren të dëshmojnë drejtoresha ekzekutive, kryetari i bordit dhe nëndrejtori ekzekutiv i AMF-së, dhe relatori i kësaj çështje tha kreu i Komisionit të Ekonomisë do të jetë Ervin Bushati.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: