Nga: Ornela MANJANI

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993, 1994 dhe 1995 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjitha subjektet. Të gjitha subjektet përfituese, ish-pronarë që janë përfitues sipas trungut familjar duhet të nënshkruajnë deklaratën noteriale, ku pranojnë se janë dakord me vendimin që ka dhënë ATP-ja. Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht që të paraqiten pranë zyrave të saj për të aplikuar, duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar). “Gjithashtu, njoftojmë se të gjitha subjektet, të cilat kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe i të gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

“Në ATP dorëzohet një deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë”, – thuhet në VKM nr. 223 datë 23.03.2016, të ndryshuar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/07/12/kompensimi-i-pronave-ish-pronaret-dosjet-1993-1995-ja-formulari-qe-duhet-dorezuar-ne-atp-per-te-marre-parate/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: