Nga Ornela Manjani

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi arrin në 732 mil-ionë për sipërfaqe prej 43 965 m2. Në total janë rreth 1200 pronarë që do të marrin paratë për tokën. Përfitues-it janë në Tiranë, Kamzë, Vorë, Elbasan, Durrës, Fsha-tra Turistikë dhe Shkodër.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Min-istrave dhe në pikën 2 të tij thuhet se “masa e kompen-simit është 43 965,31m² dhe vlera e përgjithshme e ko-mpensimit financiar është 731 847 186,22 lekë”. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtaren dhe pronarët du-het të presin vetëm çeljen e proceduarve për aplikim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për të dorëzuar do-kumentet e më pas për të marrë paratë.

Qeveria udhëzon zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme, ndërkohë që ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Ur-banizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Infor-male, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat ven-dore të regjistrimit të pasur-ive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

PËRFITUESIT
Për të përfituar kompen-simin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin në ATP-së kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasur-ive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndër-timet informale (ALUIZNI). Pronari plotëson një kërkesë për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip që vihet në dispozicion nga ATP-ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie. Një tjetër dokument është vër-tetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të sub-jektit përfitues, ku përcak-tohet edhe numri i llog-arisë bankare ku do të transferohet vlera finan-ciare e përfituar. ATP kërkon fotokopjen e doku-mentit të identifikimit, dhe certifikatën familjare të kërkuesit dhe mandatpag-esën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: