Chromebook-ët e Google-it po bëhen shumë popullorë në tregjet në zhvillim. Kjo ka shqetësuar Microsoft-in, prandaj gjiganti softuerik ka vendosur që të sfidojë këta Chromebook me krijimin e kompjuterëve portativë që nuk do të kushtojnë më shumë se 150 dollarë.

Këta kompjuterë nuk do të mund të sfidojnë pajisjet MacBook, apo mos prisni të luani lojën GTA V me ta, megjithatë mund t’i përdorni për të shfletuar në internet, për të kontrolluar rrjetet sociale ose për të përdorur paketën Office. Sipas sajtit www.Digitimes.com, këta kompjuterë do të krijohen posaçërisht për tregjet në zhvillim dhe për sektorin e edukimit.

Microsoft po merret me krijimin e dy modeleve, që do të përmbajnë ekrane 11.6 inç dhe do të hidhen në treg nga muaji qershor. Një nga këto pajisje Windows do të krijohet për sektorin e edukimit dhe do të kushtojë rreth 179 dollarë. Ndërsa versioni për konsumatorë do të shitet për 149 dollarë. Kompjuterët do të përmbajnë platformën Bay Trail të Intel-it.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: