Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kompromis për shtyrjen e vettingut? Basha i përgjigjet Ramës: Do ta votojmë, por …

lulzim basha

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama për atë që ai e quan propozim për kompromis në lidhje me çështjen e vettingut.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se ky propozim konfirmon qëndrimin e opozitës, se Rama përmes ndryshimeve në këtë ligj të vettingut të sjellë prej tyre, synonte të kapte sistemin e drejtësisë.

Kryedemokrati thotë se ligji i vettingut, i arritur sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut, do të votohet pas krijimit të qeverisë teknike.

STATUSI I BASHES

Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar.

Ne jemi për vetingun, më 21 korrik votuam vetingun dhe do ta çojmë deri në fund vetingun. Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm. Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Krimi qeveritar do të përballet me drejtësinë e pavarur, ata që e kthyen Shqipërinë në republikë të drogës dhe korrupsionit do të përballen me drejtësinë e vërtetë.

Mbi të gjitha, zgjedhjet e lira do të hapin rrugën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një demokracie perëndimore në Shqipëri. Liria, drejtësia dhe kontrolli mbi pushtetin do të jenë themeli i Republikës së Re. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Al

    Po pse more legen eshte ok qe ju e jeni kap sistemin per vite me rradhe? Ty nuk te ze gjumi dhe je tu dhjere gjake nga frika se e di ti shume mire ca ke bere bashke me Salen.

  • Una qe sonte ke vajtur ne gjeneze. Dukesh qe je pinjoll i komunizmit sepse je me rehar me kriminele ne parlament sesa te lejosh shtetin e te drejtes. Duhet te jesh qorr qe mos te shohesh qe asnjehere nuk ka pautur vorime te ndershme ne Shqiperi. aq me pak me Edi kryebanditin qe e ka shkaterruar kete vend si jo ndonjehere. Ti nuk mund ta besh se te jane errue syte dhe na del si “rilindje ” te rinjeve qe jeni vetem bisht i PS.

  • Partia Demokratike eshte duke e cvleresuar vehten.Tashme nuk jane vetem Shqipetaret qe nuk jane dakort me qendrimin e saj,por edhe nderkombetaret.Cadra vertet aktualisht eshte qesharake.Opozita te gjithe sjelljen e saj e ka alibi sepse eshte e sigurt qe i humbet zgjedhjet.Cadra tani duhet te shperbehet dhe Luli nuk ka rruge tjeter,vetem te japi doreheqjen.Pergjegjesi jo te paket kane edhe lideret e Partive te tjera si dhe deputetet te cilet nuk duhet te kandidojne me.Mbylleni kete histori se na nxit faqen dhe kerkoni qe te merren masa per kodin e zbatimin konkret.Sa i perket rreagimeve te dhuneshme,mos guxoni se ju mbeshtesin vetem te inkriminuarit.

  • Gim

    P….n e semes do fitosh ti mor debil, nuk ke per tu bere kurre kryeminister mor koqe kandari.

  • Ah kur do te besh diversion dhe ti o shalengjitur,ik BQ se na [email protected] gari ke 4vjet derr derr, ik o merhum se nuk je per ate pune ti po liroja vendin ndonje tjetri se nuk e ke te tenden sado qe ta beri dhurate saliu, as ai se kishte te tijen o lule o pacavure

  • Ti lul ke vjedh dhe ke vrare njerez.

    SRASBURG GJYKATE SOT URDHEROI TE HAPEN HETIMET PER 21 JANARIN.TI JE VRASESI C FARE REPUBLIKE DO BESH TI ME SALI GERDECIN JU JENI PER BURG PO EDI SKA TAKAT.

  • una

    Po cfare kodosh shteti modern do ngresh ti more kaqol me gjithe kaqolet e tjere. Pse nuk e ngrite kete kodosh shteti modern per tete vjet qe ishe ne pushtet?
    Ikni more zhdukuni nga faqja e dheut se e morret ne qafe ate vend te mrekullueshem dhe ate popull po aq te mrekullueshem e te vuajtur.
    Lerini vendin njerezve te rinj, pa komplekse dhe pa vese. Nuk ju beson me njeri, jeni te mbaruar qe ne gjeneze.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.