PARIS – Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro theksoi sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i merituar”. Gjatë fjalës së saj ministrja Kumbaro tha se ” kultura nuk njeh kufij administrativë”. “Të bashkohemi të gjithë së bashku të promovojmë paqen”, – tha ministrja.
Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në axhendë.

Sesioni i 38-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s nisi të martën, 3 nëntor 2015, në Paris dhe do të zgjasë dy javë. Në mesin e shumë çështjeve do të konsiderohet është edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo, dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Votimi për pranimin e Kosovës në UNESCO pritet të mbahet në seancën e 9 nëntorit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: