TIRANE- Në konferencën e jashtëzakonshme të paralajmëruar nga Partia Demokratike, doli vetë kryedemokrati Lulzim Basha i ndjekur nga deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor Gazment Bardhi. Sipas kryedemokratit, qeveria ka nisur një skenar të qartë për të eleminuar dëshmitarin X.

“Që pas publikimit të provarve Rama dhe Xhafaj në bashkëpunim me prokurorinën, në bashkëpunim me struktura kriminale kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal: 1- Moho përgjimin, 2- kap, josh ose likujdo dëshmitatirin dhe familjen e tij, 3- Shkatërro provat, 4- Kërcëno opozitën. Ky skenar ka dy qëllime. Qëllimi i parë mbrojta e Agron Xahfajt. Qëllimi i dytë është shpëtimi i Fatmir Xahfajt nga krimi i vëllait të tij duke mos e larguar nga posti i ministrit. Agron Xhafaj nuk është ndaluar nga policia kufitare. Ai u përcoll në Itali pasi qëllimi është për të krijuar alibi se pse nuk e arrestojnë dot dhe nuk e procedojnë dot për trafikuan aktual të drogës. Policia e Xhafajt dhe prokuroria po ushtrojnë terror ndaj familjarit X. Presion dhe terror po ushtrojnë edhe figurat e krimit të organizuar dhe ushtarë e bashkëpunëtorë të Xhafajt. Qëllimi është komprometimi dhe shkatërrimi i prevave ndaj Agron Xhafajt”- tha Basha.

Konferenca vjen pas akuzuave të kryedemokratit Lulzim Basha se bashkëpunëtorit X që komunikon me vëllain e Fatmir Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD, po i bëhet presion e terror nga policia prej 72 orësh.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: