Itali – Gigi Buffon konfirmoi se do të tërhqet nga futbolli, por jo pa fituar Champions League, duke treguar edhe njëherë ëndërrën, që i ka mbetur për gjysmë.
“Me shumë mundësi do t’i jap fund pas këtij sezoni, por jo pa tentuarit për titullin kampion në Champions League .

Jam i qetë, nuk kam aspak frikë nga largimi prej futbollit. Thjesht jam kurioz për jetën në vijim, por nuk kam frikë t’i them lamtumirë futbollit”. ka shpjeguar kapiteni i Juventusit në vigjilje të ndeshjes me Barcelonën, që do të zhvillohet ditën e nesërme shkruan La Stampa.

“Dua të fitoj Championsin. Edhe pse e di se këtë trofe do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më në formë në muajin mars. Shpresoj dhe uroj që të jetë Juventusi”- thotë Buffon.

“Ndeshja e fundit do të jetë njësoj si ajo e para, me një entuziazëm të madh dhe me krenari”, vazhdon më tej legjenda e Juves. Portieri i bardhezinjve ndihet krenar pikërisht për momentet e shkëlqyera të përjetuara gjatë karrierës së tij.

“Vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm, megjithatë nuk mundem t’i harroj vitet e Botërorit, apo mbërritjen te Juventusi pasi lash mes vuajtjesh Parmën”, thotë Gigi Buffon. Numërimi mbrapsht për të sapo ka nisur, por më parë duhet të mendojë vetëm ndjekjen e ëndrrës së tij, Champions League.

(er.cu/BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: