RUSI- Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ruse ka njoftuar se njëri nga pilotët që drejtonte aeroplanin ushtarak rus të cilin e rrëzuan turqit, është vrarë derisa është lëshuar me parashutë.
Siç raporton “Sputnik”, ndaj pilotit është shtirë nga toka, transmeton Republika.info.

Shtabi i Përgjithshëm ka konfirmuar edhe rrëzimin e helikopterit nga kryengritësit i cili ishte në mision shpëtimi, kurse një pilot është vrarë. Siç u njoftua, në mision e shpëtimit pasi që Turqia rrëzoi aeroplanin kanë marrë pjesë dy helikopterë.

Në xhirimin që është publikuar në YouTube dëgjohen të shtëna në drejtim të pilotëve rusë derisa lëshoheshin me parashutë. Më herët, kryengritësit sirianë kanë njoftuar se të dy pilotët i kanë vrarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: