Boshko Obradoviç, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri” ka goditur me mausin e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviç. Sipas mediave serbe, incidenti erdhi pasi Martinoviç përfundoi një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve, përcjell Telegrafi.

Para kësaj, Martinoviç i hoqi fjalën Obradoviçit, në të cilën kreu i Dverit reagoi ashpër, sepse, ai kishte edhe tre minuta për të folur. I nervozuar me këtë, Obradoviç iu afrua Martinoviçit dhe e goditi atë dy herë me mausin e kompjuterit.

Pas kësaj, deputetët e pranishëm në sallë reaguan për të mos lejuar edhe ndonjë konflikt fizik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: