TIRANE- Të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me lëvë në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në reaminacionin e Spitalit të Traumës, në gjendje kritike për jetën. Sipas tyre, ai duhet të nënshtrohet një operacioni kirurgjikal, pasi ka marrë dëmtime në kafkë. Nga ana tjetër, ata theksuan se emri i Fation Danit nuk u përfshi në komunikatën e policisë.

“Fationi ndërhyri të shmangë grindjen, u godit me levë dhe është rëndë. Ishte me Florenc Hoxhën, kur u konfliktua. Sherri nisi me Hoxhën.”, thanë të afërmit e Danit. Gjendja kritike e Fation Danit është konfirmuar dhe nga vetë bluzat e bardha pranë Spitalit të Traumës. Sipas tyre, Dani ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ka dëmtime në kafkë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: