Në mëngjes është raportuar se presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili, ishte përfshirë në një konflikt pronësie ku kishte goditur mjekun Preza. Por në një prononcim për mediat pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë Besa-Tirana, numri 1 i bardhebluve ka akuzuar palën tjetër se kishte plan për të denigruar figurën e tij dhe se gjithçka kish qenë e organizuar.

“Nuk është mirë t’i ngatërrojmë futbollin me biznesit. Ajo është diçka e pastër, e dokumentuar, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimin. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10-ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor.

E pashë që ishin të mirëorganizuar, që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që ka shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në polici dhe të informohet”, deklaroi presidenti i Tiranës për “panorama sport”, pas ndeshjes së sotme në Kavajë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb