NGA:DORJANA BEZAT*

TIRANE –Një 54-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, pas një sherri me thika në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të së hënës në rrugën ‘Llambi Bonata’ ku Luan Konfrencka është konfliktuar me kunetërit Alban Hyka dhe Vladimir Ismailaj.  Ky i  fundit ka një lokal poshtë banesës së viktimës. Zhurmat e lokalit e shqetësonin familjen Konfrencka dhe për këtë burime pranë policisë thonë se mes viktimës dhe 2 autorëve të dyshuar ka pasur një konflikt të hershëm. Sakaq, pas disa orësh ka rënë në pranga Alban Hyka, i cili ka pranuar se ka kryer krimin.

Ndërkaq vëllai i viktimës tregon për ‘News 24’ se  i vëllai ka qene ne gjendje te vështirë ekonomike dhe nuk i ka rene ne qafe askujt. Për çdo konflikt me autorët ai ka vene ne dijeni policinë, por ajo nuk ka ndërhyrë. “Ne kemi qenë në shtëpinë tonë me hallet dhe problemet tona. Jetonte dhe punonte sipas mënyrës së vetë. Pa bukë rrinte dhe shpirti i tij e di. Se çfarë ka pasur ai me kunetërit e di ai. Ai shkonte në polici, dhe ata shkonin në polici. Gjithmonë kishin pasur konflikte.”, theksoi ai.

Viktima Luan Konfrencka
Viktima Luan Konfrencka

KAPET AUTORI I VRASJES, ALBAN HYKA PRANON KRIMIN

Policia ka arrestuar pas disa orësh në Ndroq të Tiranës, autorin e dyshuar të vrasjes së 54-vjeçarit Luan Konfrencka. Mësohet se Alban Hyka nuk ka bërë rezistencë forcave të rendit ndërsa pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor i çështjes ka pranuar krimin.

KONFLIKTI

Edhe para 2 ditësh Luan Konfrencka është konfliktuar fizikisht me Alban Hyken për vendosjen e një tende tek lokali.  Të hënën rreth orës 10.20 Luan Konfrencka  i ka ndeshur në rrugë  2 kunetërit dhe pas një sherri verbal ka tentuar t’i qëllojë ata me një tullë, ndërsa ata i janë kundërpërgjigjur duke e goditur disa here me thika dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Autori i dyshuar Alban Hyka
Autori i dyshuar Alban Hyka

Viktimës i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastësishëm të cilët e kanë transportuar në spital, por për shkak të plagëve të marra në zemër, rrugës për në spital ai humbi jetën. Forcat e komisariatit nr. 6 u vunë në kërkim të autorëve si edhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb