SHBA- Kongresi Amerikan ka miratuar sot rezolutën për Srebrencën, e cila e njeh si “genocid” masakrën e serbëve ndaj myslimanëve boshnjakë, ndodhur 20 vjet më parë.

Rezoluta është sponsorizuar nga kongresmeni, Kristophet Smith, i cili ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është unantime në vlerësimin se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Smith ka kujtuar se rezoluta 836 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i detyronte trupat e OKB-së që t’i mbronin civilët, duke përdorur dhe forcën, por kur ka ndodhur kjo, ata nuk kanë bërë pothuaj fare rezistencë, sepse komandantët e tyre kanë pasur detyrë primare t’i mbrojnë trupat e OKB-së dhe jo civilët, shkruan “Illyria Press”.

Përveçse dënon të gjitha deklaratat kundër këtij kualifikimi, rezoluta kërkon vëmendje ndaj konflikteve të ardhshme që shfaqin shenja gjenocidi, me qëllim parandalimin e akteve të tjera. Bëhet fjalë për në konfliktet që po ndodhin në Afrikën Qendrore, Burun dhe Siri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb