KOSOVE- Kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në arrest shtëpie për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se opozita i ka ftuar qytetarët në protesta, dhe i ka kërkuar të jenë të qetë. Por sipas tij, qytetarët tashmë janë zhgënjyer dhe nuk po dëgjojnë më thirrjet për protesta paqësore.

“Pushteti nuk po punon për interesat e qytetarëve, por po punon për hir të vetvetes. Ata i kanë kthyer institucionet e pavarura në shërbim të elitave politike. Në Kosovë ndodh që mos me pas siguri brenda institucioneve të sigurisë, për shembull në polici ku vjedhin provat”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, numri i protestuesve nga 100 mijë sa morën pjesë në protestën e 9 janarit, pas disa ditësh do të bëhen 200 mijë dhe pas disa muajsh do të arrin në 300 mijë.

Duke folur për vendimin e Kushtetueses, Konjfuca ka akuzuar pushtetin se i kanë dhënë besën Serbisë për krijimin e Zajednicës, mirëpo sipas tij, për qeveritarët më e rëndësishme do të duhej të ishte besa e dhënë qytetarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: